VIDEO / Paralajmëron Komuna: Është e ndaluar rreptësisht hedhja e mbeturinave në hapësirë publike
Publikuar:
(10.02.2024 22:14:51)
Nga Komuna e Prishtinës paralajmëruan gjoba për secilin qytetarë që hedh mbeturina në rrugë.
Në faqen zyrtare të komunës është publikuar një video e ku shihet një burrë duke hedhur mbeturina në rrugë, e ku u paralajmërua se i njëjti do të gjobitet nga inspektorati.
“Nuk lejohet hedhja e mbeturinave në hapësirë publike, gjelbërim e trotuar. Është i ndaluar rreptësishtë ky veprim! Ju lutemi mos e ndotni ambientin në të cilin jetojmë. Personi në video do të gjobitet nga inspektoriati në bazë të rregullores në fuqi. Ta ruajmë bashkë ambientin ku jetojmë! Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë për mjedisin tone”, thuhet në postimin e tyre.
/Shqip.com