Paralajmërohet hiti i madh i Bardhit
Menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj, ka paralajmëruar hitin e radhës të këngëtarit të dashur për publikun, i cili aktualisht po shijon eksperiencën në Big Brother Vip Albania 3.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Agaj ka thënë se hiti i ri do të jetë me kënd tjetër pos me Luiz Ejllin, raporton Shqip.com.
Luizi dhe Bardhi janë parë në studio, por asnjëri nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth projektit.
Por, për të dëgjuar këngën e re, fansat e Bardhit duhet të presin, pasi ajo do të jetë e qasshme për publikun vetëm atëherë kur ai do ta përmbyllë qëndrimin në shtëpinë e njohur.
Kujtojmë se Jetmiri ishte i ftuar në një emision, ku ka mohuar se Bardhi ka një lidhje jashtë, gjithashtu ka lënë të kuptohet se ai nuk ka një pëlqim për Sarën, pasi Instagrami i Bardhit që menaxhohet prej tij, nuk e ndjek Sarën.
E derisa Bardhi është në shtëpinë e njohur, është publikuar kënga e quajtur “Tradhtare”, e cila është pritur mirë nga publiku, ku deri më tani i numëron 1 milion shikime për vetëm 4 ditë që është publikuar.
Ndryshe, Bardhi është duke kaluar një periudhë krize të dashurisë me Sarën.
Dyshja, pas një debati, kanë vendosur të ndahen, derisa disa prej banorëve që kanë më shumë shoqëri me dy banorët, po bëjnë përpjekje që t’i pajtojnë, por deri më tani pa sukses.
/Shqip.com