Paralajmërimi për protestë, reagon menaxhmenti dhe familja e Noizyt
Menaxhmenti i reperit Noizy, ka reaguar pas paralajmërimeve për organizimin e një proteste për të kërkuar lirimin e tij.
Përmes një deklarate zyrtare, ekipi menaxherial dhe familja e Noizyt ka njoftuar sot se ata nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste.
Më tej, në njoftimin zyrtar thuhet se janë në një proces gjyqësor dhe do ndjekin vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës.
“Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizy-t). Duam të informojmë fansat e Noizy-t, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizy-t, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Ne, jemi në një proces gjyqësor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizy-t. Duam të falënderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizy-t për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie. Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës. Stafi menaxherial”.
/Shqip.com