Paralajmërimi për divorc, Jennifer Lopez “kapet mat” në apartamentin e Ben Affleck
Jennifer Lopez është parë duke shkuar në apartamentin që Ben Affleck merr me qira , menjëherë pas shëtitjes së saj me djalin e aktorit, Samuel, me të cilin kanë dalë për pazar.
Paparacët e panë yllin në banesën e bashkëshortit të saj në Brentwood, me të cilin është çështje ditësh, siç thonë agjencitë ndërkombëtare, të shpallin zyrtarisht divorcin.
Page Six raporton se ”shoferi i këngëtares – i cili e kishte lënë atë më herët gjatë ditës – u kthye për ta marrë rreth orës 20:00. me orën lokale, por Lopez nuk doli nga shtëpia deri në orën 21:45″.
Në të kaluarën, Ben Affleck bleu një pallat që i kushtoi 20.5 milionë dollarë dhe gjithçka tregon se ai, të paktën, është i vendosur të jetojë jetën e tij pa JLo.
Të njëjtat informacione tregojnë se Lopez nuk ka ndërmend të distancohet nga fëmijët e Affleck dhe Jennifer Garner për shkak të ndarjes së tyre.
Pak ditë më parë u publikua lajmi se shumë nga të afërmit e tyre nuk donin të bëheshin më çift.
Madje edhe menaxheri i yllit, Benny Medina, nuk ishte në bordin e kësaj marrëdhënieje, pasi Ben Affleck ishte arsyeja që ai dhe Lopez kishin ndërprerë së bashku për një kohë.
/Shqip.com