Lajme

Para Kurtit, Lajçak do të takohet me Osmanin

Para takimit me Kryeministrin Albin Kurti, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimi do të mbahet në orën 14:00.

“Në orën 14:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak”, thuhet në njoftim.

Takimi me Kurtin do të mbahet një orë më pas, saktësisht në orën 15:00.

Vizitën e Lajçak e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë javës së kaluar. Ai kishte thënë se temë diskutimi do të jenë masat ndëshkuese të BE’së ndaj Kosovës.

“Masat e BE-së janë të kufizuara vetëm në takime të nivelit të lartë. Takimet po vazhdojnë, këtë të marte do të kemi prapë vizitë nga dikush nga Brukseli në Prishtinë”, kishte thënë Bislimi në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane.

/Shqip.com