Lajme

Papa Françesku i cilëson mizorë trupat çeçën në Ukrainë

Papa Françesku përmes një interviste për revistën amerikane ka thënë se disa grupe minoritare janë sjellë mizorisht në luftën e Ukrainës.

Papa Françesku u pyet për ngurrimin e tij të dukshëm për të dënuar drejtpërdrejt Rusinë për luftën dhe në përgjigjën e tij përmendi si mizorë çeçenët dhe disa grupe të tjera që merrnin pjesë në pushtimin e Ukrainës.

“Përgjithësisht, më mizorët janë ndoshta ata që janë nga Rusia, por nuk janë të traditës ruse, të tillë si çeçenët, Buryatsët e kështu me radhë”, tha Papa.

Papa shtoi se ai që pushton është shteti rus.

Çeçenët janë një grup etnik me origjinë nga Çeçenia, në jug-perëndim të Rusisë dhe janë kryesisht muslimanë, raporton BBC.

Buryats janë një grup etnik mongol indigjen në Buryatia, në Siberinë lindore kurse, tradicionalisht ndjekin sistemet budiste dhe shamanike të besimit.

Rusia përmban shumë republika me grupe të veçanta etnike dhe fetare. Feja më e madhe është krishterimi ortodoks.

Papa tha se kishte folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky disa herë me telefon, dhe komunikoi me presidentin rus Vladimir Putin nëpërmjet ambasadorit në Selenin e Shenjtë.

Në përgjigje të dukshme të akuzave për mos dënimin e drejtpërdrejtë të Putinit, Papa tha se nuk është e nevojshëm një emër dhe mbiemër.

“Ndonjëherë përpiqem të mos specifikoj që të mos ofendoj dhe përkundrazi të dënoj në përgjithësi, edhe pse dihet mirë se kë po dënoj. Nuk është e nevojshme që unë të vë një emër dhe mbiemër.”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova i dënoi komentet.

“Kjo nuk është më Rusofobia, është një perversion në një nivel që as nuk mund ta përmend. Ne jemi një familje me Buryats, Çeçen dhe përfaqësues të tjerë të vendit tonë shumëkombësh dhe shumë-rrëfimtar”, tha Zakharova.

Papa Françesku tha gjithashtu se donte të shënonte përvjetorin e Holodomorit, duke e quajtur atë një gjenocid.

Deri në katër milionë ukrainas vdiqën në këtë zi buke në vitet 1932-33, të shkaktuara nga kolektivizimi i fermave nën diktatorin sovjetik Jozef Stalin.

/Shqip.com