Lajme

Panik dhe britma në avionin e linjës Prishtinë – Halmstad! Hapen maska nga turbulencat e forta, bën kthim emergjent në pistë 

Pasagjerët e linjës Prishtinë – Halmstad të Suedisë kanë përjetuar situatë mjaft të vështirë gjatë fluturimit.

Një nga udhëtarët e kësaj linje ka rrëfyer tmerrin që përjetuan gjatë fluturimit, ku tha se pas 20 minutash nisje, aeroplani është përballur me turbulenca të mëdha.

“Ka fluturuar për rreth 20 minuta dhe më pas na është vështirësuar frymëmarrja. Ka pasur turbulenca, rënie poshtë pa kontroll dhe na janë lëshuar maskat. Unë personalisht nuk jam mirë nga frymëmarrja, të gjithë udhëtarët kanë pasur panik”, tha një prej pasagjerëve.

Ai më pas bëri të ditur se pas këtyre problemeve gjatë fluturimit, aeroplani i linjës Prishtinë – Halmstad është detyruar që të kthehet në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

/Shqip.com