Lajme

Pacolli viziton Thaçin, Veselin, Selimin në Hagë, thotë se po mbahen padrejtësisht në paraburgim

Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli dhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se ata që gjinden në paraburgim në Hagë janë duke luftuar kundër akuzave të pabaza dhe të motivuara politikisht nga “qarqet që nuk e duan vendin tonë të lirë dhe të pavarur”.

Të paraburgosurit që po mbahen në Hagë.

Sipas tij, Kosova duhet të marrë shembullin e Kroacisë që të mbrojë luftëtarët e saj dhe të mos e kthejë urrejtjen politike ndaj personave të caktuar në urrejtje ndaj të kaluarës.

“Kosova të merr Kroacinë si shembull se si i mbron luftëtarët e saj dhe të mos e kthejë urrejtjen politike ndaj individëve në urrejtje ndaj së kaluarës sonë, sepse kjo është ajo që dëshiron Beogradi, për të rishkruar historinë. Dhe historinë e kanë shkruar edhe  ata që sot janë në Hagë dhe shumë të tjerë në Kosovë, por me logjikën e sotme pavetëdijshëm po bëheni aleat i Beogradit në luftën kundër UÇK -së”, shkroi ai.

Lexo edhe:
Anulohet seanca e nesërme ndaj Salih Mustafës

Tutje, Pacolli u shpreh se në Hagë nuk janë të akuzuar individë të caktuar, por anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Të parabugrusorit që po mbahen në Hagë po akuzohen për “krime ndaj njerëzimit”./SHQIP.com