Lajme

Pacolli bie në kontakt me personin që e ndihmoi policinë ta kapte Dardan Krivaqën – i premtoi shpërblim

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Naim Murseli, këshilltari i Presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se kanë rënë kontakt me personin që e ka lajmëruar policinë për ta arrestuat Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares, Marigona Osmanit

Pacolli të martën kishte premtuar një shpërblim për çdokë që e lajmëron policin që të hapet Krivaqa.

Lexo edhe:
“Kush i jep informacione policisë për vrasësin e shpërblej” – Pacolli për rastin në Ferizaj

Por, Murseli përmes një statusi në Facebook, ka thënë se personi në fjalë ka refuzuar çfardo shpërblimi.

Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person i cili ka refuzuar çfarë do shpërblimi. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë”.

Policia e arrestoi Dardan Krivaqa, i cili edhe në të kaluarën e tij kishte kryer vepra penale.

Të dielën, në Spitalin Rajonal të Ferizajt u dërgua e vdekur 18 vjeçarja.

Të martën është varrosur Marigona Osmani, aty mori pjesë edhe kryemiinistri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. /Shqip.com