P Diddy do të vazhdojë të qëndrojë në burg, reperi del para gjykatës më 5 maj
SHBA
Reperi amerikan P Diddy, do të vazhdojë të qëndrojë në burg ndërsa ai dhe ekipi i tij i mbrojtjes bënë një tjetër përpjekje per lirim me kusht, vendosi një gjykatë federale e apelit në Shtetet e Bashkuara.
P Diddy u deklarua i pafajshëm më 17 shtator për një aktakuzë me tre pika që e akuzonte atë për përdorimin e perandorisë së tij të biznesit, duke përfshirë kompaninë diskografike Bad Boy Entertainment, për shfrytëzim prostitucioni të meshkujve dhe femrave.
Dje në paraqitjen e tij të tretë në gjykatë që nga arrestimi i tij në shtator, P Diddy i njohur ne vitet 90 si Puff Daddy dhe i konsideruar si numri I muzikes Hip Hop iu tha se do të përballet me gjykatën më 5 maj.
Manjati i hip-hopit është burgosur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn që nga arrestimi i tij. Ai përballet me një dënim deri në burgim të përjetshëm dhe një minimum prej 15 vjetësh nëse shpallet fajtor për tre akuzat: komplot për shantazh, trafikim seksual dhe përfshirje në prostitucion.
Tri javë më parë, një gjykatës në një seancë dëgjimore hodhi poshtë kërkesën e ekipit mbrojtës të P Diddy për të dorëzuar një garanci prej 50 milionë dollarësh me kusht që reperi 54-vjecar të vendosej në arrest shtëpiak ne rezidencen e tij ne Florida që do të përfshinte monitorimin me GPS dhe kufizime të rrepta për vizitorët.
/Shqip.com