Lajme

OVL-UÇK-së: Nga Kuvendi po provokohemi me gishta, Policia të marrë masa

Protesta e OVL-UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masa pasi sipas tij, nga dritaret e Kuvendit po provokohen.

“I drejtohemi Policisë së Kosovës që të ndërmarr masa sepse nga dritaret e kuvendit janë duke provokuar me gishta”, tha Klinaku.

Ai tutje tha se në bazë të informatave që kanë, pushteti do ta provokojë situatën, teksa i bëri thirrje pjesëmarrësve që të mos kenë probleme me policinë.

“Në bazë të informacioneve, pushtetit do ta provokojë situatën dhe ju kisha lutur juve pjesëmarrësve që ne me policinë s’kemi problemi, janë shokët tanë. Kërkoj nga pushteti i cili po bën provokime që t’i ndalojë ato dhe ta tërheq ligjin shkel aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Klinaku.

Ndërsa, turma e protestuesve ka vazhduar duke brohoritur ” Poshtë Kurtoviqi”, ” UÇK”. “Hajni”, “Albin Hajni”.

Theksojmë se Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur të protestojnë në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre në këtë Projektligj.

E forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar objektin e Kuvendit të Kosovës për të ofruar siguri.

E Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës, që ajo të jetë e qetë./Shqip.com