Lajme

Osmani zhvillon takim me Scholz, diskutojnë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci.

Gjatë pjesëmarrjes ajo ka zhvilluar edhe një takim me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Në këtë takim temë diskutimi ka qenë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Foto nga pjesëmarrja

“Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave. Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar Osmani.

Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë, ka shtuar më tutje Osmani./Shqip.com