Lajme

Osmani zhvillon takim me ambasadorë e përfaqësues të BE-së, diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  ka zhvilluar një takim me ambasadorë dhe përfaqësues të BE-së.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Në këtë takim është biseduar për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Osmani është shprehur se Kosova do të vazhdojë të punojë me partnerët evropian për procesin integrues të vendit.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë gjatë presidencës çeke të BE-së në mënyrë që të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ta avancojmë rrugëtimin tonë evropian, e të forcojmë më tej sundimin e ligjit dhe demokracinë.”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në këtë takim kishte përfaqësues nga Italia, Greqia, Belgjika, Suedia, Çekia, Finlanda dhe Kroacia./Shqip.com