Lajme

Osmani uron mbretin Charles III për ngjitjen në fron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar mbretin Charles III për ngjitjen në fron në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo ka thënë se ka besim se raportet në mes Kosovës dhe Britanisë do të forcohen nën sundimin e tij.

“Urime të përzemërta mbretit Charles III për ngjitjen në fron. Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e Madhërisë së Tij ndaj aleancës Kosovë-Mbretërinë e Bashkuar, siç u konfirmua gjatë vizitës së tij në vitin 2016.

Ne kemi besim se lidhjet tona do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Charles III është shpallur mbret në një ceremoni në Pallatin St James.

Charles u bë mbret menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, por një takim historik konfirmoi zyrtarisht rolin e tij të shtunën, raporton BBC.

Këshilli i Aderimit, një organ i përbërë nga politikanë të lartë, gjyqtarë dhe zyrtarë, e shpalli atë si monark në Apartamentet Shtetërore.

Është hera e parë që ceremonia historike transmetohet në televizion.

Vetë Mbreti nuk ishte i pranishëm në fillim, por ai mori pjesë në pjesën e dytë të ceremonisë për të mbajtur mbledhjen e tij të parë të Këshillit Private./SHQIP.com