Lajme

Osmani: Të mos ngriten lartë shpresat për liberalizim të vizave në tetor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se nuk duhet ngritën lartë shpresat për viza, sipas saj, Kosova ka bërë punën e vet.

“Siç e dini ju unë që këtë muaj kamë bërë pesë vizita e fundit ishte ajo në SHBA, ndërsa ajo e para në Çeki-vendi që ka presidencën e Bashkimit Evropian për të shtyer përpara çështjen e liberalizimit të vizave  dhe kemi marrë premtime nga ta që do ta përkrahin. Natyrisht vendimi final do të merret nga të gjitha shtetet anëtare” tha ajo në RTV21.

Osmani  tha se ka marrë konfirmim edhe nga Macron për mbështetje, por sipas saj, duhet të jemi të kujdesshëm.

“Vendimi për liberalizim të vizave është te duart e shteteve anëtare veç e veç. Kemi marrë mbështetja nga Marcron e ketë gjë e kanë konfirmuar edhe më deklaratën e përbashkët”, tha Osmani.

Gjatë kësaj interviste Osmani foli edhe për marrëveshjen Beograd-Moskë, që sipas saj kjo është dëshmi që Serbia nuk është pro rrugës për BE.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes Beograd-Moskë, u dëshmua se Serbia nuk shkon rrugës pro BE-së dhe u dëshmua se i shërben vetëm Putinit“, tha Osmani ndër tjera.

Tutje Presidentja Osmani foli edhe për dialogun, që sipas saj ky proces do ketë fokusim në marrëveshje finale.

“Sa i përket marrëveshjes finale, Kosova ka propozuar në diskutimet që kanë qenë në takimet e fundit, kanë bërë propozimet e saj, në 6 kapituj kryesorë, ato janë publike, pra ky është dokumenti që ekziston, propozimi i republikës së Kosovës.

Ajo që është publikuar në disa media se kinse është diçka që na ka ardh neve, nuk është dokument që ka ardhë ndonjëherë tek ne”, tha Osmani./SHQIP.com