Lajme

Osmani takon sekretarin Blinken, përmend aleancën me SHBA-të

Presidentja Vjosa Osmani në vizitën e saj në ShBA është takuar edhe me sekretarin e Departamentit të Shtetit, Antony Blinken, në kuadër të Samitit të NATO-s.

Osmani e ka falënderuar për pritjen, ndërsa ka shkruar se aleanca me SHBA-të, është gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.

Postimi i plotë:

Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.

/Shqip.com