Lajme

Osmani takohet me kancelarin gjerman: Krenarë për partneritetin e palëkundshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Takimi është zhvilluar në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB.

“E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë. Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje!”, ka thënë Osmani.

/Shqip.com