Osmani takohet me gratë udhëheqëse nga e gjithë bota në New York
Publikuar:
(18.09.2023 09:44:32)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar me gratë udhëheqëse nga e gjithë bota.
Osmani, theksoi se kjo ishte një mundësi për fuqizimin e përforcimit të rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse në tërë botën.
“Në New York, së bashku me koleget gra udhëheqëse nga e gjithë bota, iu bashkova kremtimit të 10-vjetorit të Grave Lidere në Politikë. Një mundësi e shkëlqyeshme për të diskutuar praktikat më të mira për fuqizimin dhe përforcimin e rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse politike në mbarë botën”, ka thënë Osmani.
/Shqip.com