Lajme

Osmani takohet me drejtoreshën e korpusit për paqe të SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Drejtoreshën e Korpusit për Paqe (Peace Corps) të SHBA-së, Carol Spahn.

Osmani e Spahn kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas takimit, presidentja Osmani e drejtoresha Spahn do të mbajnë një konferencë për media.

/Shqip.com