Lajme

Osmani takohet me Biden në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Gjatë funeralit të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se presidenti amerikan ka shprehur mbështetje të palëkundur për Kosovën.

“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II. Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkroi Osmani.

Kujtojmë se sot ju është dhënë lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth II, në funeralin e së cilës moren pjesë shumë krerë të shteteve nga e gjithë bota duke përfshirë edhe Vjosa Osmanin së bashku me bashkëshortin e saj Prindon Sadriun.

Osmani tha se në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth do nderohet dhe kujtohet ndikimi që pati jeta e saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë botën./Shqip.com