Lajme

Osmani: Shumë faleminderit Gjermanisë, Francës dhe Polonisë për angazhimin e tyre të vendosur ndaj vizave. për popullin e Kosovës

Pas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka ardhur edhe reagimi nga ana e presidentes së vendit Vjosa Osmani lidhur me deklaratën e përbashkët të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka falënderuar këto tre shtete për angazhimin e tyre të vendosur ndaj vizave për popullin e Kosovës.

Lexo edhe:
Kurti: E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së

“Shumë faleminderit Gjermanisë, Francës dhe Polonisë për angazhimin e tyre të vendosur ndaj vizave. për popullin e Kosovës. Ky proces i vonuar është rikthyer në rrugën e duhur përmes punës së palodhur dhe agjendës së qartë të 🇽🇰institucioneve dhe mbështetjes së aleatëve tanë”, ka shkruar Osmani.

Lexo edhe:
Gjermania, Franca e Polonia në një deklaratë të përbashkët, përmendin heqjen e vizave për Kosovën

Në deklaratën e Francës, Gjermanisë dhe Policisë thuhet se këto tre shtete bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën./Shqip.com