Lajme

Osmani: Republika e Kosovës, rrëfim suksesi në forcimin e demokracisë dhe aleancave me partnerë perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e presidencës.

Po ashtu është bërë e ditur se në këtë konferencë i pranishëm është edhe Kancelari federal gjerman Olaf Scholz.

Në fjalën e saj, Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës është faktor stabiliteti në rajon dhe Evropë.

“Presidentja Osmani ka veçuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejmë të aleancave me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë përmes bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme karshi zhvillimeve ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe mbështetjen për popullin ukrainas. Presidentja ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike dhe bashkërenduese në BE dhe NATO, në mënyrë që Evropa të jetë edhe më e fortë dhe më e bashkuar karshi sfidave me të cilat përballet”, thuhet në njoftim.

Foto nga pjesëmarrja

Qëllimi i konferencës ndërkombëtare Kolokiumi M100 Sanssouci është bashkëbisedimi dhe ndërveprimi në mes përfaqësuesve nga politika, media dhe akademia nga e gjithë Evropa e më gjerë./Shqip.com