Lajme

Osmani: Për nga aspekti politik, udhëheqës i sulmit të 24 shtatorit ka qenë Vuçiqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se udhëheqës nga aspekti politik i sulmit terrorist në Banjskë është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Serbia, për fat të keq, jo që nuk e ka ekstraduar udhëheqësin e atij sulmi terrorist, nga aspekti praktik, se nga ai politik udhëheqës i këtij sulmi ka qenë Vuçiqi. Në vend se ta ekstradojë Vuçiqin, po vazhdon t’ia ofrojë të gjithë infrastrukturën e mundshme që ai të planifikojë sulme të reja ndaj Kosovës. Ne i ndajmë informatat që institucionet tona i mbledhin më gjithë aleatët dhe partnerët dhe natyrisht do të bashkëpunojmë në mënyrë që sulmet e tilla të parandalohen në të ardhmen”, tha Osmani.

Tutje, gjatë konferencës me shefin e NATO’s, Stoltenberg, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se influenca ruse shihet në tri aspekte.

“Influenca ruse shihet në tri aspekte kruesore. E para është propaganda e cila është intensifikuar në dy vitet e fundit edhe sa i përket Ballkanit Perëndimor. Pra, propagandë e cila e mbështet qëndrimin e Serbisë sa i përket destabilizimit të rajonit. E dyta ka të bëjë me armët, që Rusia vazhdimisht ia shet Serbisë dhe të cilat më pas shfrytëzohen nga Serbia për ta sulmuar Kosovën apo shtetet e tjera. E treta ka të bëjë me mbështetjen politike, të cilën Rusia vazhdimisht ia jep Serbisë në këto përpjekjet e destabilizimit. Kur bëhen këto të trija bashkë është e qartë se është interes i Rusisë që të hapet edhe një front kundër perëndimit dhe natyrisht që këtë front dëshiron ta hapë në pjesë të Evropës të cilat akoma nuk janë pjesë e NATO-s”.

“Është e domosdoshme që bashkëpunimi mes nesh dhe NATO-s të jetë gjithnjë në koordinim të plotë dhe në rritje.”

/Shqip.com