Osmani në përvjetorin e Masakrës së Abrisë: Autorët e krimit të dalin para drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përkujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Abrisë, ku forcat serbe vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, duke kërkuar që autorët e kësaj masakre të vihen para drejtësisë.
“25 vjet më parë, regjimi gjenocidal i Millosheviqit, pamëshirshëm dhe egërsisht ua mori jetën, duke masakruar 23 anëtarë të familjes Deliu, fëmijë, pleq, gra e të rinj nga mosha 2-vjeçe e deri në moshën 94-vjeçe”, ka shkuar presidentja Osmani.
Në këtë ditë ajo përkujton edhe heroizmin e dëshmorëve të UÇK-së, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë.
“Le t’i kujtojmë të gjithë ata që humbëm me dashuri e respekt, dhe le të punojmë së bashku që autorët e krimit të vihen para drejtësisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!”, shkruan presidentja Osmani.
/Shqip.com