Lajme

Osmani në New York krah liderëve të Ballkanit Perëndimor – temë arritja e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë takuar sot me liderët e Ballkanit Perëndimor në New York.

Osmani dhe Rama do të marrin pjesë në sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në këtë takim i kishte ftuar Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel.

Ky takim bëhet në kuadër të veprimeve të koordinuara nga SHBA-të dhe BE-ja për të zgjidhur problemet që kanë mbetur pezull në Ballkanin Perëndimor kryesisht për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi si dhe konfliktin e ndezur në Bosnjë Hercegovinë./Shqip.com