Lajme

Osmani mban takimin konsultativ me partitë politike për zgjedhjet e parakohshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur takim me partitë politike lidhur me zgjedhjet për Kuvend Komunal për Leposaviç dhe Zveçan.

Në njoftimit e presidencës thuhet se KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në këto komuna dhe institucione.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe detyrimet ligjore për konsultime me partitë politike, ka mbajtur takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit. Sipas Presidentes Osmani, KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në këto komuna dhe se institucionet” thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se Osmani do ta caktoj datën e mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit brenda afateve ligjore.

/Shqip.com