Osmani, Kurti e Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk konjufca, kanë shkuar sot për ngushëllime në fshatin Devë të Gjakovës, njofton Shqip.com.
Ata po qëndrojnë te familja Binakaj që dje i dha lamtumirën e fundit Valentina dhe Erlinda Binakajt, të cilat ishin dy nga 10 viktimat e aksidentit të ndodhur të dielën e 25 korrikut në Kroaci.
Nënë e bijë humbën jetën tragjikisht në aksidentin e autobusit kosovar në Sllavonski Brod derisa ishin duke udhëtuar nga Frankfurti për në Prishtinë.
Tre liderët ngushëlluan familjarët për humbjen e tyre në të pamen që po qëndron ende e hapur në këtë familje.
Nga aksidenti tragjik të vdekur mbetën 10 persona dhe mbi 40 të tjerë të lënduar.
Trupat e viktimave kanë arritur dje në Kosovë, të cilët më pas u varrosën në vendlindjet e tyre. /Shqip.com
