Lajme

Osmani: Kosova asnjëherë nuk ka shikuar të gjejë rrugë tjetër, pos asaj euroatlantike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një intervistë për CNN-në ka folur për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-së.

E para e vendit është shprehur se Kosova asnjëherë nuk ka shikuar të gjejë ndonjë rrugë tjetër pos rrugës Euroatlantike.

“Të jesh në NATO do të thotë të jesh i sigurt. Kështu që, praktikisht, arsyeja kryesore pse populli i Kosovës dhe vizioni ynë si krerë të institucioneve të Kosovës është që të bëhemi anëtar i NATO-s, është për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes. Por, edhe se ne nuk e shohim NATO-n vetëm si një makineri ushtarake, por si një sistem bazë të vlerave”, ka thënë Osmani.

Osmani po ashtu është shprehur se shteti i Serbisë nuk mund të ndjekë në dy rrugë në të njëjtën kohë.

Serbia po provon të ecën edhe rrugës së Moskës edhe rrugës së Evropës. S’mund të ecësh në të dy rrugët, të të njëjtën kohë, ka thënë Osmani gjatë intervistës për CNN./Shqip.com