Lajme

Osmani jep detaje nga takimin me Lajçakun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak në Nju Jork.

Osmani ka thënë se me emisarin e BE-së kanë biseduar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“U takova me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak në New York. Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog dhe shpreha angazhimin tonë të vazhduar për këtë proces të përqendruar në njohje reciproke”, ka thënë Osmani.

Ndërsa Lajçak ka thënë se me Osmanin ka vazhduar diskutimin se si të dërgohet para procesi i dialogut në normalizimin e raporteve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete.

“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkruan Lajçak në Twitter.

Ndryshe, përveç me Lajçak, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar takim me Sekretarin e Shtetit Amerikan Antony Blinken./SHQIP.com