Lajme

Osmani ia dorëzon Medaljen Urdhri i Lirisë, ish-ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar Medaljen Urdhër i Lirisë, ish ministrit të mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping.

Kjo është bërë gjatë mbajtjes së një ceremoni të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Presidentja Osmani ka theksuar se dekorimi i ish-ministrit gjerman përkon me 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës, për të cilën ai ishte meritor.

“Siç thoshte presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, shtëpia nuk mbahet pa miq. Kjo dekoratë dëshmon se Kosova di t`i nderojë miqtë, ata që në orët e errëta të historisë i dolën në krah. Z. Scharping është njëri nga meritorët për lirinë që e gëzojmë. Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj angazhimit të tij për lirinë tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Kjo Medalje i është akorduar z. Scharping në vitin 2004 nga ana e Presidentit Ibrahim Rugova, porse nuk i është dorëzuar asnjëherë./Shqip.com