Lajme

Osmani e Kurti emërojnë zëvendësdrejtorin e ri të AKI-së

Agjencia Kosovare për Inteligjencë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë emëruar Agon Bytyqin zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, njofton Shqip.com.

Ky emërim nga ana e krerëve shtetërorë është bërë sot në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga Zyra e Presidencës, “Zëvendësdrejtori i sapoemëruar i AKI-së, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar më 2012”.

“Një pjesë të studimeve, z.Bytyqi i ka përfunduar në SHBA. Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Ka përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë, si dhe në atë të bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet më tej në njoftim. /Shqip.com