Osmani bisedon me homologen sllovene për zhvillimet e fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të enjten një bisedë telefonike me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se me Musar kanë biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë edhe vizitën e saj në Kosovë.
“Bisedë e shkëlqyer me presidenten Musar mbi zhvillimet e fundit, procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së grave, paqes dhe Sigurisë.”, ka shkruar Osmani.
Excellent call with President @nmusar on recent developments, the upcoming Brdo-Brijuni Process and her forthcoming visit to Kosovo.
Together, we strive for closer cooperation, peace, stability and a robust implementation of the Women, Peace, and Security agenda. 🇽🇰🇸🇮 pic.twitter.com/CXGmgub2Xv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 8, 2023
/Shqip.com