Osmani anulon vizitën në Mitrovicë
Publikuar:
(26.05.2023 17:48:16)

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vendi i të cilit aktualisht kryeson me OSBE, ka anuluar vizitën e paralajmëruar në Mitrovicë.
“Si kryesues i OSBE-së, unë bëj thirrje për depërshkallëzimin dhe zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës. OSBE është e gatshme të ndihmojë; OSBE në Kosovë misioni ka kredibilitet dhe besim mes njerëzve, institucioneve; vendimtare për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Unë do të riplanifikoj vizitën time në Mitrovicë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ai.
/Shqip.com