Lajme

Osmani: 2 Korriku ishte moment kthese për popullin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Deklarata e Kushtetuese e 2 Korrikut ishte një moment kthese për popullin e Kosovës.

Këtë deklaratë Osmani e bëri gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës për ndër të kësaj dite, përcjell Shqip.

“Akti politik të cilin po e rikujtojmë sot në këtë seancë solemne, miratimi i deklaratës kushtetuese nga delegatët e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, është njëra nga këto ngjarjet e rëndësishme për kombin dhe vendin tonë, e cila e ka artikular vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri, në një moment kthese të madhe historike”, ka thënë Presidentja.

“Duke e kujtuar legjislaturën e vitit 1990 të këtij Kuvendi, që të gjithë 114 delegatët e atëhershëm, të cilët më 2 korrik 1990 e shpallën deklaratën kushtetuese ne kujtojmë jo vetëm një veprim të përgjegjshëm të përfaqësuesve të vullnetit të qytetarëve të Kosovës, por edhe një përcaktim të vendosur për një të drejtë historike të mohuar ndaj popullit tonë, për dekada të tëra”.

Osmani shtoi se “114 delegatët e Kuvendit të Kosovës, duke mos e pranuar shtypjen e as hegjemoninë serbe dhe as idenë komuniste, u ngritën mbi shtypjen e kërcënimin dhe duke e njohur dhe respektuar idealin e brezave të tërë, por edhe sakrificën e tyre”. /Shqip.com