Orët e mençura dhe kufjet e Redmi, nisin të shiten në tregun global

Kompania e madhe kineze e prodhimit të telefonave të mençur, ka lansuar në tregun global, orët e reja të mençura dhe kufjet,
Redmi Watch 4 është ora më e madhe katrore Redmi që kemi parë deri më tani dhe ka një ekran AMOLED 1,97” (450 x 390 px) dhe është i pari model që vjen më një mbështjellës çelik inoks, megjithëse pjesa tjetër është bërë nga aliazh alumini.
Modeli i ri vjen gjithashtu me një mekanizëm të ri të lirimit të rripave.
Redmi Watch 4 ka GPS të integruar, një sensor të rrahjeve të zemrës dhe është i papërshkueshëm nga uji deri në 50 m.
Ndryshe nga Xiaomi Watch 2 Pro, ky model nuk përdor sistemin operativ Wear, por softuer të vetin i quajtur HyperOS, por nuk është i bazuar në Google.
Në Gjermani, ky model i orës shitet me çmimin prej 100 eurove.
Ndërkohë, Redmi Buds 5 Pro vjen me një kodek të quajtur LDAC që mundëson audio me cilësi të lartë, si dhe ka një version të ri të zvogëlimit të zhurmës së jashtme prej 52dB.
Gjithashtu, Inteligjenca Artificiale, mund të zgjedhë automatikisht midis tri mënyrave të transparencës.
Dëgjueset premtojnë 10 orë kohë të qëndrimit me një mbushje, derisa çmimi ndërsa në Gjermani shitet për 70 eurove.
Kurse, Redmi Buds 5, ka të integruar sistemin ANC, për zvogëlimin e zhurmës me 46 dB, por nuk ka mbështetje LDAC.
Jetëgjatësia e baterisë është e njëjtë me versionin Pro, kurse shitet për 40 eurove.
/Shqip.com