Lajme Botë

Orban thotë se Trumpi do ta ndërpresë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të premten se Ukraina e ka humbur tashmë luftën kundër pushtimit rus dhe se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do ta ndërpresë mbështetjen e SHBA-së për Kievin.

Orbani është nikoqir i një samiti dyditor në kryeqytetin hungarez Budapest, ku lufta në Ukrainë do të jetë lartë në agjendë në tubimin e së premtes të liderëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, shumica e të cilëve besojnë se vazhdimi i furnizimit të Ukrainës me armë dhe ndihmë financiare janë elemente të rëndësishme për sigurinë e kontinentit.

Duke folur në radion shtetërore të premten në mëngjes, Orban – i cili është i afërt me Trumpin dhe presidentin rus Vladimir Putin e përsëriti qëndrimin e kamotshëm se duhet të shpallet armëpushim i menjëhershëm.

Ai parashikoi se Trumpi, i cili i fitoi zgjedhjet në SHBA këtë javë, do t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Sikur Donald Trump t’i kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, këto dy vjet ankthi nuk do të kishin ndodhur, nuk do të kishte pasur luftë”, tha Orban.

/Shqip.com