Opozita u vë flakën karrigeve të Kuvendit, Bardhi: Rama dogji parlamentin, do na ketë përballë!
Ka nisur me incidente seanca parlamentare e sotme, ku siç ishte paralajmëruar, opozita ka protestuar fuqishëm.
Kur kryeparlamentarja Elisa Spoiropali ka qenë duke lexuar dënimin e Salianjit, deputetët demokratë kanë reaguar.
Ata kanë gjuajtur me një send kryetaren e parlamentit. Opozitarët madje kanë marrë edhe karriget me vete.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, menjëherë pasi opozita ka djegur karriget, ka mbajtur një fjalë për mediat.
Bardhi tha se opozita nuk lufton për karrige në Kuvend, por për interesin publik. Sipas tij, Ervin Salianji është sot në burgun e Fierit, vetëm pse denoncoi lidhjet e politikanëve me krimin.
“Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin”, tha Bardhi.
Pas fjalës së Bardhit dhe tensioneve në parlament, nga parlamenti u dha 10 minuta pushim, për qetësimin e situatës.
/Shqip.com