Rozë

Olta: Unë jam e varur nga burri im

Artistja dhe banorja e Big Brother Vip Albania 2, Olta Gixhari ka thënë se është e varur psikologjikisht nga bashkëshorti i saj.

Në diskutime me banorët, Olta ka thënë se nuk e mendon jetën pa burrin dhe fëmijën e saj.

“Për mua familja është gjithçka, nuk jetoj pa ata të dy. Unë jam shumë e varur nga burri psikologjkisht dhe jo asgjë tjetër. Unë kam nevojë për fjalën e atij për çdo hap që hedh. Unë dukem si femër e fortë e bëj kështu, por  unë kam vartësi të frikshme psikologjike nga ai njëri”, tha Olta.

Tutje, ajo tha se çfarëdo që bën në shtëpi, i del para syve burri i saj.

/Shqip.com