Rozë

Olsi Bylykut nuk i del inati me Big Brother

Olsi Bylyku duket se nuk e ka pritur mirë largimin nga Big Brother VIP. Ai vendosi të heqë nga ndjekësit në Instagram produksionin e BBV, si dhe refuzoi të paraqitej në “Fan Club”.

Ditën e sotme Olsi është ngacmuar nga ndjekësit nëpër komente.

Në një postim të tij, dikush ka shkruar në mënyrë ironike: “Ky që do mbante Bigun në ajër”, ndërsa Olsi ia ka kthyer: “Unë e mbaj, po s’më mban dot Big-u”.

Më pas, ka qenë një tjetër komentues që ka replikuar: “Normal se ishe futur për të bërë reklama sponsorave e për të fjetur gjumë ti”.