Rozë

Olsi Bylyku nis një lidhje të re dashurie

Olsi Bylyku duket se ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë me këngëtaren, Egli Tako dhe ka nisur një romancë të re dashurie.

‘Vip Magazine’ shkruan se aktori ka nisur një histori dashurie me një vajzë e cila nuk është një emër i njohur për publikun.

Ajo punon si gazetare në një televizion kombëtar në Shqipëri dhe ata janë njohur në ambientet e punës.

Po e njëjta media raporton se lidhja e tyre ka përmasa serioze, duke qenë se vajza në fjalë ndjek në rrjetet sociale edhe disa familjarë të këngëtarit.

Megjithatë deri tani s’kemi asgjë të konfirmuar.

/Shqip.com