Olsi bën veprimin e papritur
Publikuar:
(21.02.2024 09:28:44)
Një dalje e papritur dhe e mbushur me mllef ajo e Olsi Bylykut nga Big Brother Vip.
Aktori i humorit fshiu të gjitha postimet dedikuar programit dhe u largua nga Shqipëria duke thyer heshtjen nga pushimet ku foli për produksionin.
Në një postim të gjatë, Olsi ironizonte BBVA duke theksuar se në asnjë moment nuk ishte bërë pjesë për një pozicion pune.
Nuk u ndal me kaq pasi dhe në Instastory,tërthorazi bëri shaka me prezantuesin e programit, Ledion Liço.
Por,duket se Olsi ka bërë hapa pas sepse në profilin e tij gjejmë foton,por jo rrëfimin e tij.
Ai ka vendosur të fshijë gjithçka dhe arsyeja nuk dihet..
/Shqip.com