Sport Shqiptar

Nuza ndan drejtësinë në miqësoren Shqipëri-Itali: Është ëndërr e realizuar për ta përfaqësuar Kosovën dhe FFK-në

Gjyqtarit Genc Nuza i është besuar ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë. Lajmi tanimë është konfirmuar edhe nga UEFA.

Kombëtarja shqiptare dhe ajo italiane do të përballen më 16 nëntor nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë në kuadër të një ndeshje kontrolluese.

Pas konfirmimit edhe nga UEFA, gjqytari Genc Nuza është shprehur i lumtur që do të jetë gjyqtar kryesor në këtë përballje, duke shtuar se për të është endërr e realizuar për ta përfaqëusuar Kosovën dhe FFK-në në një ndeshje si kjo.

Së bashku me Nuzën në ndarje të drejtësisë do të jenë edhe dyshja tjetër kosovare, Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha si ndihmës të tij.

Postimi i plotë i Genc Nuzës në Facebook:

Të nderuar miq,

Jam tejet i lumtur që do të jem gjyqtar kryesor në ndeshjen miqësore, SHQIPËRI – ITALI e cila do të zhvillohet në njërin nga stadiumet më moderne të Evropës, Air Albania.

Ta përfaqësosh shtetin e Kosovës dhe FFK-në, në një ndeshje të këtij nivieli është një tjetër ëndërr e realizuar dhe sukses i madh jo vetëm i imi por i gjithë futbollit kosovar në përgjithësi. Së bashku me asistentët Fatlumin, Bujarin dhe kolegët e nderuar nga Shqipëria do të japim më të mirën në këtë ndeshje.

Na prift e mbara.

/Shqip.com