Art Jetese

Nuk mungon kurrë në tryezën e festave, si të përgatisni hap pas hapi sallatën e famshme ruse

E shijshme, e thjeshtë dhe super e lehtë për t’u përgatitur, kjo sallatë është kthyer tashmë në një pjesë të pandashme të menysë së çdo feste.

Përbërësit: 300 g karota, 700 g patate, 300 g bizele, disa kastravecë të vegjël turshi, kripë dhe piper, vaj ulliri dhe uthull e bardhë, sipas nevojës, 300 g majonezë.

Përgatitje: Patatet dhe karotat e qëruara i presim në kubikë të vegjël dhe më pas i ziejmë në një tenxhere me ujë të valuar e me kripë. I lëmë në zjarr derisa të shohim që janë zbutur, por të mbeten dhe krokante. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë.

Po kështu veprojmë dhe me bizelet. Në një tas qelqi, hedhim të verdhat e vezëve, mustardën, pak kripë e piper dhe i përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë për 30 sekonda. Shtojmë dalëngadalë vajin,me një curril shumë të hollë, duke e vazhduar përzierjen pa ndërprerë.

Sapo të shohim që majoneza po trashet, e hedhim vajin me curril më të trashë, pa ndaluar përzierjen. Kur ta kemi hedhur të gjithë vajin dhe ai të jetë thithur tërësisht, e përziejmë për 30 sekonda me shpejtësi derisa majoneza të bëhet e trashë dhe me shkëlqim.

Shtojmë tani uthullën ose limonin dhe e rregullojmë sipas shijes për kripë e piper.

Për ta bërë pak më të lehtë në shije, sipas dëshirës mund ta përzieni me 2-3 lugë djathë “Philadelphia” ose djathë tjetër kremoz, ose me 3 lugë kos shumë të trashë. Në një tas përziejmë karotat, patatet, bizelet dhe kastravecët turshi me pak vaj ulliri, pak uthull, kripë e piper.

I përziejmë dhe i lëmë mënjanë derisa të marrin shije dhe aromë. Pas pak përziejmë me delikatesë të gjithë përbërësit me majonezën në një tas.

/Shqip.com