Lajme

Nuk kishin leje për mbrëmje muzikore – Policia “ua prish ndejën” nxënësve

Ilustrim

Policia e Kosovës në Viti ka ndaluar mbrëmjen e së martës organizimin e një mbrëmje muzikore në një lokal të këtij qyteti nga disa nxënës.

Afrim Halili, komandanti i Stacionit Policor në Viti, për Shqip.com, ka treguar se kanë ndërprerë këtë mbrëmje pasi që nuk kishte leje paraprake as nga Drejtoria e Arsimit dhe as nga Policia e Kosovës.

Tutje, Halili bëri të ditur se pronari i lokalit ku po mbahej kjo mbrëmje është gjobitur pasi që kishte shkelje të masave anti-COVID’19, sepse ishin një numër i madh i nxënësve pjesëmarrës.

“Po është e vërtetë që është ndaluar një aktivitet, në një kafiteri. Është gjobit pronari i lokalit dhe është ndërprerë mbrëmja. Nuk kanë marrë leje as prej Drejtoerisë as prej Policisë. Numri i saktë nuk dihet por që ka qenë një numër i madh”, tha Halili.

Ndërkaq, Shqip.com ka mësuar se nxënësit, për të marrë pjesë në këtë mbrëmje ku do të performonte edhe reperi i njohur Fero, kanë paguar 15 euro për hyrje./SHQIP.com