Sport Ndërkombëtar

Nuk ka fitues në derbin anglez

Ka përfunduar me barazimin 0:0 ndeshja derbi e javës së 20-të të Ligës Premiere, në të cilën u takuan Liverpool – Chelsea.

 “Blutë” e Londrës u hodhën menjëherë në sulm, me Kai Havertz që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 3-të, të lojës, por festa e gjermanit u prish nga sistemi VAR. Me kaq u mbyll pjesa e parë, në një ndeshje që nuk pati shumë për të folur.

Me fillimin e pjesës së dytë u prit që situata të ndryshonte, por zëvendësimet e bëra nga të dy trajnerët nuk arritën dot të bënin diferencën. Rastin më të pastër e pati ukrainasi 100 milionësh i Chelseas, Mykhailo Mudryk, i cili me portën e boshatisur nuk arriti dot ta çonte topin në rrjetë duke e nxjerrë topin jashtë.

Me këtë barazim, pozitat e të dyjave ekipeve kanë ndryshuar me Liverpool që pozicionohet në vendin e 8-të, me 29 pikë dhe Chelsea mbetet sërish në vendin e 10-të, me po 29 pikë, por me një golavarazh më të dobët se ai i “Të Kuqve”.

/Shqip.com