“Nuk e dua katolik, as serb”, Fifi irriton ndjekësit me deklaratën e saj

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi, e njohur për publikun si Fifi, është një nga banoret më të përfolura në Big Brother Vip.
Sot gjatë një bisede me disa prej banorëve të shtëpisë Fifi ka treguar tri kriteret që babai i saj ka për djalin me të cilin këngëtarja do të ketë si partner jete.
“Babai mi ka thënë tre gjëra. Nuk e du katolik, nuk e dua ti përkasë minoriteteve dhe nuk ta du serb”, është shprehur Fifi.
Ndërkohë kjo deklaratë ka irrituar shumë ndjekës të cilën janë ndierë të prekur nga kjo deklaratë e saj.
Menjëherë kanë shpërthyer komentet, ku e kritikojnë duke e quajtur paragjykuese dhe diskriminuese.
Ka pasur prej atyre që e kanë quajtur edhe shumë “femër e ulët”.
“Fifi do ishte më mirë që këtë këshillë të babait mos ta bënte publike sepse besimi është temë sensitive. Gjithashtu komuniteti Rom ndihet i diskriminuar.
Edhe mos promovo urrejtje ndaj kombeve. Je artiste dhe duhet të përcjellësh mesazhe paqje, pozitive, bashkimi. Nëse nuk ke mesazhe të tilla më mirë hesht sepse me këto që the tregove që je injorante (e pa ditur)”, shkruan një komentues.


Në anë tjetër, sonte është nata e gjashtë e spektaklit Big Brother VIP, ku do të ketë edhe eleminime./SHQIP.com