Notat e lojtarëve të kombëtares shqiptare

53% me 47% mbajtja e topit, 12 raste për gol në favor të Republikës Çeke, në raport me 1 rast të Shqipërisë, por një goditje në port një gol ishte mjaftueshëm për të dalë me pikë nga Praga.
“Nëse nuk fitojmë, mjafton të mos humbasin”, Sylvinho ishte i qartë në atë që kërkonte përpara këtij takimi, pra këto statistika kanë pak rëndësi, pasi ekipi i tij e interpretoi ndeshjen në mënyrë pefekte, madje kishin dhe një rast të pastër në fund për të fituar sfidës, sigurisht kishte edhe Republika Çeke, për këtë arsye, dy ekipet morën atë që dhanë në fushë, rezultati ishte i drejtë.
Lojtarët e përzgjedhur nga Sylvinho dhanë gjithçka në fushë, ndërsa në përfundim të sfidës, sipas “Sofascore”, faqes së specializuar për statistikat, lojtari më i vlerësuar rezultoi Jasir Asllani, nota 7,2 për Asanin.
Nga tre sulmuesit, ishte lojtari që prodhoi më shumë, jo vetëm ndërtoi aksione të rrezikshme, por dha shumë edhe në fazën mbrojtëse, duke bërë presing shumë lart.
Një pikë më pak për Ylber Ramadanin. Ish futbollisti tjetër i Partizanit, ishte lojtari i dytë më i vlerësuar, nota 7,1.
Në podiumin e lojtarëve më të mirë ishte Etrit Berisha, nota 7 për gardianin kuqezi, vendimtar në disa raste flagrante.
Nedim Bajrami, lojtari i cili me super golin e tij i dha një pikë Shqipërisë vlerësohet me notën 6,6.
Dy lojtarët më pak të vlerësuar në këtë sfidë ishin Elseid Hysaj 6,4 dhe Sokol Cikalleshi 6,3.
/Shqip.com