Lajme Botë

Norvegjia dhe Spanja njohin shtetin e Palestinës, Izraeli tërheqë diplomatët

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, ka bërë të ditur vendimin për njohjen e Palestinës si shtet.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 28 maj.

“Nuk mund të ketë paqe pa krijimin e një shteti palestinez. Në mes të luftës, me dhjetëra mijëra të vdekur dhe të plagosur, ne duhet të mbajmë gjallë të vetmen gjë që mund të sigurojë shtëpi të sigurt për izraelitët dhe palestinezët. Dy shtete që mund të jetojnë në paqe me njëra-tjetrën”, ka thënë kryeministri gjatë një konference për shtyp, raporton BBC.

Store ka shtuar se palestinezët kanë të drejtë ta kenë shtetin e tyre.

“Nuk mund të ketë zgjidhje me dy shtete pa një shtet palestinez. Me fjalë të tjera, për paqen në Lindjen e Mesme nevojitet një shtet palestinez”, ka shtuar ai.

Listës së njohjeve iu është bashkuar edhe Irlanda dhe Spanja.

Të paktën 140 shtete të Kombee të Bashkuara e njohin shtetin palestinez. Por të tjera – përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e njohin zyrtarisht.

Këto vendime nuk janë pritur mirë nga Izraeli, i cili ka urdhëruar të tërheqë diplomatët.

Paralajmërimi për njohjen e shtetit të Palestinës ishtë bërë gjatë muajit mars, ku udhëheqësit e Spanjës, Irlandës, Sllovakisë dhe Maltës thanë në një deklaratë të përbashkët se qëndronin të gatshëm për ta njohur shtetësinë palestineze.

Javën e kaluar, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Spanja, Irlanda dhe Sllovenia planifikonin që të njihnin një shtet palestinez më 21 maj dhe kishte shtuar shembullin e tyre mund ta ndiqnin edhe shtete të tjera.

/Shqip.com