Nora Gjakova demolon kundërshtaren serbe
Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar edhe luftën e tretë dhe ka siguruar kalimin në gjysmëfinale në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Gjakova e ka nisur ditën mbarë duke fituar dy ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Në luftën e parë, xhudistja pejane ka mposhtur me ‘ippon’ gjeorgjianen Nino Loladze, ndërsa në luftën e dytë ka fituar me ‘pikë të artë’ ndaj Acejla Toprak të Azerbajxhanit.
Pas këtyre dy fitoreve, pejania kaloi në çerekfinale të Grand Slamit, ku u ndesh me xhudisten serbe, Marica Perisic.
Edhe në këtë luftë, xhudistja jonë ishte e papërmbajtshme duke e mposhtur Perisicin me ‘waza-ari’ dhe duke siguruar gjysmëfinalen.
Në gjysmëfinale, Nora do të ndeshet me garuesen nga Holanda, Julie Beurskens.
Nesër (e shtunë) garojnë Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.
/Shqip.com