Rozë

Nominimi “kokë më kokë” me Kiarën, Efi jep një deklaratë të papritur

Efi Dhedhes ka disa muaj që është larguar nga Big Brother.

Ajo gjatë kohës sa ishte brenda ishte një nga banorët më të forta, ndërsa doli pas përballjës që kishte me Luizin dhe Kiarën.

E ftuar në “Më Lër të Flas”, Efi u pyet nga vëllezërit Vishaj se nëse do ishte në nominim me Kiarën, në vend të Oltës, kush prej tyre do dilte.

Ajo tha se në nominimin që doli, ajo ishte me Kiarën. Ajo shtoi se i ka ardhur pak inat për këtë, megjithatë theksoi se u mërzit për daljen e moderatores nga shtëpia.

Po ç’punë kam unë me këto, e di publiku. Nejse, në fund të fundit unë në televotim me Kiarën isha. Më vjen çik inat që fitoi Kiara, por hajde. Megjithatë, tani nuk më erdhi mirë që doli Kiara.”- tha Efi.

/Shqip.com